MTI sqaron opinionin publik se nuk është e përfshirë në marrëveshjet për shërbimet e funeraleve

Sqarim nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) lidhur me raportimet në media, të datës 30.08.2019, për marrëveshjen ndërmjet Komunës së Prishtinës, Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe MTI-së për shërbimet funerale.

Përmes këtij sqarimi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e informon publikun së nuk ka asnjë marrëveshje të tillë mes BIK-ut, Komunës së Prishtinës dhe MTI lidhur me shërbimet e funeraleve, siç është raportuar sot në media elektronike.

Shërbimet e tilla nuk rregullohen në fushëveprimtarinë e MTI-së dhe as nuk janë kompetencë e saj.
Andaj, ky mund të jetë ndonjë gabim teknik nga ana e mediave raportuese sa i përket përfshirjes së MTI-së.

Shpërndaj lajmin e fundit...Share on Facebook
Facebook
Share on Google+
Google+
Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin
Email this to someone
email

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *