Ministrat Shala dhe Klosi dakordohen për oferta të përbashkëta turistike Kosovë-Shqipëri

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur sot në takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, bashkë me kryetarët e Bashkive të Vlorës dhe Himarës, Dritan Leli dhe Jorgo Goro.

Ministri Shala theksoi se me ministrin Klosi biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe për daljen e një oferte të përbashkët turistike.

“Diskutuam me ministrin Klosi për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, kompetencë kjo që  është në domenin e ministrisë që drejtoj unë. Diskutuam edhe për mundësin e krijimit të ofertave të përbashkëta, që turistët e huaj t’i kenë ofertat e përbashkëta me qëllim që ata që vizitojnë Shqipërinë, ta vizitojnë edhe Kosovën dhe anasjelltas. U dakorduam që bashkë me Klosin që turoperatorët nga Kosova dhe Shqipëria, t’iu ofrojmë shtande të përbashkëta të promovimit të turizmit dhe ofertave që i kemi si dy shtete”, tha ministri Shala.

Ministri bëri të ditur se gjatë vitit Kosovën e vizitojnë afër pesë milionë vizitorë, dhe afër 26 për qind janë nga Republika e Shqipërisë, ose përmbi 800 mijë.

Ndërsa ministri Klosi tha se shumë qytetarë nga Kosova e kanë destinacion Shqipërinë gjatë sezonës së verës, duke theksuar se barrierat administrative nuk mund ta pengojnë turizmin.

“Ne nuk do duhet të mendojmë që deti është i shtetit shqiptar, ai është pasuri e gjithë kombit shqiptar. Ne duam të ofrojmë turizmin më të bukur të Shqipërisë dhe të Kosovës. Oferta e Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të pengohet nga barrierat administrative”, tha Klosi.

Shpërndaj lajmin e fundit...Share on Facebook
Facebook
Share on Google+
Google+
Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin
Email this to someone
email

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *